Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shyhrete Behluli së shpejti do e publikojë këngën ”Jam shqiptar” në bashkëpunim me artistin e njohur turk, Sinan Akcil.

Kësaj kënge që iu kushtohet shqiptarëve që jetojnë në Turqi, Shyhretja dhe Sinani i kanë realizuar edhe videoklip.

Në një intervistë të dhënë për mediat turke, dyshja folën për herë të parë në lidhje me duetin kushtuar vuajtjve të shqiptarëve që kanë kaluar ndër vite.

Gjatë intervistës Shyhretja tregoi se i ka premtuar atij që kur të vijë në Kosovë do i përgatisë pite. Ani pse ky i fundit u shpreh se mjafton ta vizitojë Kosovën./21Media