Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shyhrete Behluli i dedikoi një urim të veçantë së ëmës për datëlindje. Me një fotografi të bukur ku shfaqej e lumtur pranë nënës, këngëtarja i kushtoi disa fjalë emocionuese.

“NANE, urime ditelindjen loqka jem, e qe nuk po muj me ardh me t perqafu si perhere , po uroj qe te festojm gjithmone bashke”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Këngëtarja i ka dedikuar edhe një këngë nënës, e cila u publikua më 8 mars të vitit të kaluar. “Je e vetmja”, është realizuar edhe me videoklip dhe veçantia e tij është se në të paraqitet edhe nëna e Shyhretes./21Media