Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli feston sot ditëlindjen.

Shyhretja ka mbushur sot 59-të vjet.

Dhe sigurisht se në këtë ditë të veçantë urimet nga personat e afërt të saj nuk munguan.

Vajza e saj, Engjëllusha Salihu e ka uruar nënën përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Urime ditëlindjen mami, shpirti yt i bardhë mos u plakt kurrë. Të dua”, ka shkruar Engjëllusha.

Për gjatë karrierës së saj muzikore, Shyhrete Behluli, publikoi shumë hite muzikore, duke u bërë një prej këngëtareve më të dashura për publikun. Ajo i këndoi luftës, lirisë, dashurisë, e për shumë tematika të tjera.

Ndryshe, “Gurbetqar emrin e kam” është projekti i fundit muzikor nga Shyhrete Behluli. Kënga e publikuar më 23 dhjetor 2020, deri tani ka arritur mbi një milion klikime në Youtube./21Media