Urimi i ëmbël i nënës për të birin

Urimi i ëmbël i nënës për të birin

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli ka një arsye që sot në shtëpi të ketë festë.

Djali i saj më i vogli, Lum Salihu sot feston ditëlindjen, e urimi i nënës për të birin nuk mungoi as në rrjetet sociale, shkruan rtv21.tv.

Shyhretja ka përzgjedhur një fotografi ku shihen nënë e bir duke buzëqeshur si dhe fjalët më të mira për “sugarin”.

“Urime ditëlindjen i vogli i mamit festofsh gjithmonë i lumtur💙”, ka shkruar ajo mbi fotografinë e publikuar në llogarinë e saj “Instagram” .

Këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli dhe bashkëshorti i saj Luli së bashku kanë tri vajza dhe dy djem.

Ndryshe kënga e fundit e Shyhretës është bashkëpunimi me Engjëllushën “Dasma e nipit”, këngë kjo e cila deri më tani ka grumbulluar mbi 1 milion klikime në kanalin zyrtar “Youtube”./21Media