Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Shyhrete Behluli ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar ”Pendimi”.

Baladën e re me një tekst të veçantë Shyhretja e ka publikuar me videoklip në të cilin si çdo herë shfaqet shumë bukur.

Kujtojmë se, ”Ditëlindja” titullohet projekti i fundit i Shyhretes i publikuar në muajin shtator të vitit të kaluar. /21Media