Shyhrete Behluli me dedikim për nënën

Shyhrete Behluli me dedikim për nënën

Ashtu si edhe ka paralajmëruar, këngëtarja Shyhrete Behluli ka lansuar sot këngën e re dedikim për nënën.

Kënga u publikua sot me rastin e 8 Marsit- Ditës së Gruas. dhe titullohet “Je e vetmja”. Për tekstin janë përkujdesur Nexhmije Muhaxheri dhe Arian Agushi, ndërsa muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Miti Geci.

Kënga është realizuar edhe me videoklip dhe veçantia e tij është se në të paraqitet edhe nëna e Shyhretes,

Ndryshe, “Gëzim i shtëpisë” është projekti i fundit muzikor që në dhjetor të vitit që lamë pas. Kënga numëron mbi 2 milionë klikime në Youtube./21Media