Një këngë kushtuar vuajtjeve të shqiptarëve që jetojnë në Turqi pritet të publikohet së shpejti nga këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli dhe këngëtari turk Sinan Akçil.

Shyhrete Behluli në një intervistë për mediat turke ka thënë se kjo këngë bart një mesazh për gjithë të rinjët që nuk e kuptojnë gjuhën shqipe por janë shqiptar e jetojnë në Turqi.

Në lidhje me këtë këngë ajo ka falënderuar Sinanin për bashkëpunimin, siç tha ajo Sinani ishte i duhuri për ta përcjellë mesazhin e saj.

“E falënderoi Sinanin qe kemi gjetur një gjuhë të përbashkët që ta bëjmë një këngë që bart mesazh shumë të mirë. Në Turqi ka shumë shqiptar kam menduar që me përcjell një mesazh tek te rinjtë që janë shqiptar po nuk flasin shqip, fjalët e mia më së miri i ka përcjellë Sinani”, ka thënë ndër tjera Shyhrete Behluli./21Media