Dumoshi tregon se si do të ndahet 5 milionëshi i pakos emergjente për Kulturën, Rininë dhe Sportin

Dumoshi tregon se si do të ndahet 5 milionëshi i pakos emergjente për Kulturën, Rininë dhe Sportin

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,  Vlora Dumoshi ishte e ftuar sot në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21.

Ajo foli për situatën aktuale shkaktuar nga pandemia e koronavirusit e cila ka përfshirë edhe Kosovën. Tha se kjo COVID- 19 do të ndikojë edhe në kulturë “Nuk do të jetë më njëjtë sigurisht do të ndryshojë”.” deklaroi ajo, shkruan portali rtv21.tv

Ministrja Dumoshi  foli edhe për shpërndarjen e 5 milionë eurove nga pako emergjente për kulturën, tha se ende ato para nuk kanë shkuar në buxhetin e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë shtoi se do të përcaktohen kriteret për shpërndarjen e këtyre fondeve.

Dumoshi po ashtu tregoi se këtë javë do të mblidhen komisionet për ndarjen e subvencioneve./21Media