Ekspozita "Efektet speciale, vidhni skenën" do të qëndrojë e hapur deri më 19 gusht 2018

Ekspozita “Efektet speciale, vidhni skenën” do të qëndrojë e hapur deri më 19 gusht 2018

Një skenë virtuale e filmit është krijuar këtu në Muzeun e Shkencës dhe Industrisë në Paris – e kjo u mundëson vizitorëve të marrin pjesë në skenat nga filmi duke krijuar efekte speciale përgjatë rrugës.

E quajtur “Efektet speciale, vidhni skenën” ekspozita ndërvepruese paraqet historinë e efekteve speciale dhe jep një vështrim të shkurtër se çfarë mund të jetë e mundur në një të ardhme shumë të afërt.

“Ideja e kësaj ekspozite është që të sqarohen prapaskenat, çfarë janë efektet speciale, si i bëjmë ato; është për të treguar të gjitha sajesat dhe teknikat që përdoren në efektet speciale. Për ta treguar këtë, vizitorët ftohen që të bëjnë një xhiro rreth ekspozitës dhe kjo xhiro përfaqëson hapat në një krijim audiovisual” thotë kuratorja, Sophie Lecuyer.

“Vizitorët ftohen në xhirimin e studios ku ne tregojmë skena të ndryshme që do të përfaqësojnë efekte të ndryshme speciale si kapja e lëvizjeve, puna me ngjyra, transparenca, teknika që janë të vjetra dhe të reja dhe ata mund t’i provojnë ato vetë. Për t’i kuptuar ato dhe keni shpjegime teknike që sqarojnë si funksionojnë elementë të ndryshëm.”

Fillon me të provuarit e pjesës me ngjyra, vazhdon me xhirimin e një video tuajën duke përdorë kamera ajrore, ekspozita u ofron adhuruesve të efekteve speciale rastin që të provojnë pak aksion.

Gilbert Kiner ishte mbikëqyrës i efekteve speciale në industrinë e filmit për 20 vite para se të bëhej udhëheqës i shkollës për efekte speciale ArtFx në Montpellier.
Ai thkeson se edhe pse efektet speciale kanë kaluar rrugë të gjatë që nga evolucioni i imazheve të bëra me kompjuter dhe kinematografisë virtuale në vitet 90, teknikët gjithmonë përpiqen që të mbajnë hapin me audiencën gjithnjë e më të sofistikuar. “Pjesë pas pjese imazhet (në filma) u bënë mjaft fotorealë. Ne kemi imazhe të krijuara me kompjuter (IKK) që vërtet tregojnë realitetin dhe spektatori mund të futet plotësisht në të dhe besojnë se po shohin imazhe të vërteta edhe pse ato janë të rreme. Por ne akoma jemi duke punuar që gjërat t’i bëjmë të duken reale. Ne e mashtrojmë realitetin. Spektatori nuk e vëren ngase ai nuk është mësuar me këtë, por kur shikoni një film të vjetër 10 vite, e kuptoni se efektet nuk janë aq të mira; pra njohuria e spektatorëve po evoluon dhe kështu edhe teknikat e efekteve speciale, me qëllim që të jenë më të mira dhe gjithnjë e më të besueshme.”

Pra, çfarë është në radhë për efektet speciale?

Sipas Kiner së shpejit në filmat afër jush janë avatarët që duken aq njerëzorë sa që shikuesit nuk do të mund të dallojnë se janë të krijuar me kompjuter.
“Përmirësimi më i madh do të jetë lidhur me njerëzit dhe krijimit të aktorëve virtualë në imazhe të krijuara me kompjuter. Akoma nuk jemi aty dhe gjatë 10 viteve të ardhshme do të punojmë për të krijuar aktorë realë artificialë që do t’u duken spektatorëve realë, por akoma nuk jemi aty dhe akoma ka shumë punë për t’u bërë” thotë ai.

“Jemi akoma shumë larg krijimit të diçkaje me psikologjinë njerëzore në kompjuter. Mendoj se kurrë s’do të mundemi pa aktorët, por mbase do të mundemi pa trupat fizikë të tyre një ditë, siç ia bëmë në “Avatar”. Kjo do të vazhdojë dhe do të evoluojë dhe në të ardhmen do të kemi imazhe që duken reale dhe prapë të jenë të krijuara me kompjuter.” ka shtuar Kiner.

Ekspozita “Efektet speciale, vidhni skenën” do të qëndrojë e hapur deri më 19 gusht 2018./21Media