Të gjitha që duhet t'i dini lidhur me temperaturën, diferencën dhe mirëmbajtjen e saj

Të gjitha që duhet t’i dini lidhur me temperaturën, diferencën dhe mirëmbajtjen e saj

Ekspertët thonë se për të mos pasur probleme shëndetësore duhet mbajtur diferencën optimale ndërmjet temperaturës së jashtme dhe asaj të dhomës, e cila nuk duhet të jetë shumë se shtatë gradë Celsius.

Në fakt, te temperaturat e larta vjen deri te çrregullimet në sistemin kardiovaskular dhe problemet mund të shkaktohen edhe te personat që nuk vuajnë nga sëmundjet e ndryshme.

Temperatura optimale është ndërmjet 24 dhe 26 gradë Celsius, ndërsa nën këtë nivel ndikon keq për organizmin. Përveç kësaj, në hapësirat e mbyllura rekomandohet mbajtja e lagështisë së ajrit në kufijtë ndërmjet 40 deri 60 për qind.

Në mënyrë që në pajisjet e klimës të mos mblidhen baktere, kërpudha dhe pluhur, është e nevojshme që ato të pastrohen rregullisht dhe të mirëmbahen filtrat e saj.

Nëse pajisja e klimës nuk mirëmbahet, pasojat mund të jenë të pranishme, si rrjedhja e lotëve, rrjedhja e hundëve, dhimbje koke, kollitja, ndryshime alergjike në lëkurë, si dhe alergji në rrugët e frymëmarrjes dhe ftohja.

Por, pajisjet e klimës nëse qëndrojnë gjatë të aktivizuara atëherë mund të ketë edhe pasoja serioze si ndezja e mushkërive.

Duhet pasur kujdes që të mos qëndrojmë afër pajisjes së klimës, pasi ajri i ftohtë nëse ju godet në kokë mund të shkaktojë ngërç të muskujve të fytyrës, ndërsa nëse ju godet në qafë apo kurriz mund të keni mpirje.