Është një gjë që të gjithë e dinë, bateria e një telefoni të mençur zakonisht nuk zgjatë as edhe një ditë të vetme

Gjithashtu ekziston një mendim se mbushja e shpejtë dhe e shkurtër e baterisë është e dëmshme për të. Kështu së paku nuk mendojnë kompania Codex, që kanë një web faqe të quajtur Battery University.

Ata thonë se telefoni që qëndron në rrymë edhe pas mbushjes së plotë, gjë që ndodh nëse mbushni telefonin gjatë natës, do të ketë probleme me përformancën e baterisë gjatë termave afatgjatë, shkruan rtv21.tv.

Siç thonë ata: “Li-ion (Litium-ion) nuk ka nevojë që të mbushet plotësisht, e as nuk preferohet që të bëhet kjo. Në fakt është më mirë që të mos e mbushni plotësisht, pasi kjo mund ta ‘stresojë‘ baterinë“.

Kur telefoni mbushet 100% atëherë telefoni mbushet pak nga pak që ta mbajë baterinë në 100%, që e dobëson baterinë pas një kohe. Kompania preferon që telefoni të hiqet nga rryma posa të mbushet 100%./21Media