Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti votoi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.

Ky veprim i Kurtit u përfol e u kritikua në media e rrjete spociale, por Qeveria e Kosovës tha se protokolli e detyroi një votom të tillë.

“Po të ishte e mundur proceduralisht që kryeministri të votonte si qytetar do ta bënte, por kjo ishte e pamundur për shkak të protokolleve”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu në një konferencë për media.

Ai tutje tha se Kurti ka shfrytëzuar një të drejtë demokratike, sikurse që është e drejta për votë e që i takon atij prej momentit që është poajisur me pasaportë shqiptare.

“Për kryeministrin Kurtin Shqipëria mban një vend të veçantë për të, bindjet e tij për raportin Kosovë-Shqipëri tashmë janë të njohura për shumë kohë tash. Kritika për të duket të jetë në raport me bindjet e tij sesa me veprimin e tij të djeshëm duke e pasur parasysh që edhe shumë qytetarë të Kosovës u bënë pjesë”, tha tutje ai./21Media