Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, në emisionin “Click” të RTV21 ka folur për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Tahiri tha se vjedhja e këtyre parave ishte një goditje e madhe për sistemin e Qeverisë dhe një krim mirë i organizuar.

Ai tutje tregoi se ministrja e Financave Hykmete Bajrami, e ka përjetuar shumë rëndë vjedhjen e parave nga Thesarit të Shtetit.

Tahiri tha se zyrtarët që janë përfshirë në këtë vjedhje, e kanë bërë atë në formë tejet të sofistikuar./21Media