Si erdhi deri te përplasja në Kuvend, flet Tahiri

 

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për media foli rreth asaj se si erdhi puna deri te përplasjet në Kuvendin e Kosovës me deputetët e VV-së.

“Tahiri tha se ne ishim duke dalë, ata erdhën të ne, jo ne të ata”, u shpreh ai.

 

Teksa kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci kërkoi 15 minuta, pauzë, pas lëshimit të sallës nga opozita, në hyrje të sallës së Kuvendit ishte krijuar një tollovi në mesin e deputetëve. Pasi fillimisht pati debat të ashpër të opozitës me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla./21Media

Back to top button