Morena Taraku njihet si një ndër këngëtaret më me stil në estradën shqiptare. Ajo poashtu ka zakon të eksperimentojë me dukjen e saj, sidomos flokët.

Së fundmi këngëtarja e hitit “Swag” ka befasuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, teksa është shfaqur me flokë të qethura.

Me shumë mundësi, Morena ka gjetur veten në këtë pamje dhe adhuruesit e saj e kanë komplimentuar për dukjen.

Kujtojmë se kënga e fundit Morenës është ” F*** Your Location”, videoklipi i së cilës është klikuar mbi 570 mijë herë në kanalin YouTube./21Media