Dy këngëtaret shumë të pëlqyera të estradës, Yllka Kuqi dhe Dafina Zeqiri, kanë marrëdhënie të mira shoqërore prej vitesh.

Një fotografi të shkrepur tetë vjet më parë, ku këngëtaret shfaqen nën shoqërinë e njëra-tjetrës e ka publikuar së fundmi Yllka në rrjetin social Instagram.

Dafinën e cila gjithmonë ka eksperimentuar me ‘look-un’, në fotografi e shohim me flokë të shkurtra.

Ndryshe, “Mbretnesha e mbramjes” është projekti i fundit muzikor që ka publikuar Yllka Kuqi. Ndërsa kënga e fundit që Dafina Zeqiri ka publikuar është “Zili Zili”./21Media