Buza: Prodhimi maskave me prinder 3D, dhurim humanitar nga qytetarët e Kosovës për mantelbardhët

Buza: Prodhimi maskave me prinder 3D, dhurim humanitar nga qytetarët e Kosovës për mantelbardhët

Në këtë kohë kur po thuajse e gjithë bota është në karantinë,  shumë njerëz vullnetmirë izolimin në shtëpi po e shfrytëzojnë për të bërë edhe vepra humane.

Kështu, profesori Shaban Buza dhe bija e tij, Dea kanë filluar prodhimin e maskave me printer 3D në Kosovë dhe në Shqipëri, përcjell portali rtv21.tv

Koordinimin në Kosovë po bën vet Buza, kurse në Tiranë e bija Dea.

Të dy në emisionin “Bon Bon” në RTV21 kanë folur rreth kësaj nisme. Ata kanë treguar se janë bashkuar edhe shumë qytetarë vullnetarë të cilët po duan ta ndihmojnë sado pak personelin mjekësor./21Media