Ka ndërruar jetë infermierja 40-vjeçare Irena Dojçinovska Milloshevska nga Instituti Gerontologjik “13 Nëntori” në Shkup. Ajo është infermierja më e re, viktimë e koronavirusit, kumtoi Unioni i Shoqatave të infermierëve, teknikëve, mamive dhe infermierëve dentarë (SHITMID), e udhëhequr nga Shoqata “Për ne”.

Nga Unioni thonë se Dojçinovska Milloshevska ishte një luftëtare e madhe dhe humanitare brenda dhe jashtë përgjegjësive të saj të punës.

“Virusi është vërtet i pamëshirshëm dhe nuk ka asnjë kufizim moshe në të cilin sulmon. Kjo nuk është infermierja e parë viktimë, por ajo është më e reja. Infermierët çdo ditë e rrezikojnë jetën e tyre dhe të të dashurve të tyre për pacientët. Ju lutemi respektoni masat dhe ndihmoni sistemin shëndetësor që po lufton për një kohë të gjatë. Unioni i SHITMID do ta kujtojë infermieren Irena si dikë që me vetëmohim e dha veten në të gjitha aktivitetet që lidhen me luftën tonë për të drejtat e infermierisë, do ta kujtojmë atë si një humane të madh, bashkëpunëtore besnike dhe mike të madhe. I shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe të dashurit”, theksojnë nga Këshilli ekzekutiv i Unionit dhe shtoi se varrimi i saj do të bëhet nesër, në ditën e ditëlindjes së saj./21Media