Si pasojë e cunamit deri tani raportohet për tre të vdekur

Të gjitha shtëpitë në një nga ishujt e vegjël të Tongës janë shkatërruar nga një shpërthim masiv vullkanik dhe cunami, ku deri më tani raportohet për tre persona të  vdekur.

Zyra e kryeministrit Siaosi Sovaleni ka bërë të ditur se një grua 65-vjeçare në Mango dhe një burrë 49-vjeçar në ishullin Nomuka ishin gjetur të vdekur, përveç shtetasit britanik, trupi i të cilit ishte gjetur të hënën. Raportohet gjithashtu për një numër të lënduar.

Qeveria sot ka theksuar se ka probleme të mëdha edhe në komunikim për shkak të shkëputjes së një kablloje nënujore, prandaj informacioni shkatërrimin pas shpërthimit të së shtunës kishte ardhur nga avionët e zbulimit, shkruan Reuters

Zyra e Sovalenit ka thënë në një deklaratë se çdo shtëpi në ishullin Mango, ku jetojnë rreth 50 njerëz, ishte shkatërruar, vetëm dy shtëpi kishin mbetur në Fonoifua dhe ishulli Namuka kishte pësuar dëme të mëdha.

Zëvendës shefi i misionit të Tongës në Australi, Curtis Tu’ihalangingie, ka theksuar më herët se fotografitë e marra nga Forca e Mbrojtjes së Zelandës së Re (NZDF) tregonin skena “alarmante” të një fshati të shkatërruar në Mango dhe ndërtesat e zhdukura në ishullin Atata, i cili është më afër vullkanit./21Media

Back to top button