Flokët e thinjur janë një gjë shumë normale për të gjithë, me kalimin e viteve. Në vend që të lyeni vazhdimisht flokët me bojë, mjafton të përdorni lëvoren e patateve për të errësuar ngjyrën, sepse përmban elementë që shërbejnë si ngjyrues natyral për flokët.

Hapi i parë:
Merrni 5 ose 6 patate dhe hiquni lëvoren. Vendosini në një enë të madhe të mbushur me gjysmë litër ujë. Vendoseni ujin bashkë me lëvoret e patateve të ziejë për 20 deri në 30 minuta.

Hapi i dytë:
Më pas kullojeni ujin në një enë tjetër dhe hiqni lëvoren e patateve. Lerëni të ftohet.

Hapi i tretë:
Lani flokët me produktet e zakonshme që përdorni.

Hapi i katërt:
Hidhni lëngun e lëvores së patateve në flokë dhe lëreni për pak minuta. Thani flokët me peshqir dhe pas gjysmë ore lajini përsëri me ujë.

Hapi i pestë:
Mund të bëni të njëjtën gjë një herë në javë, deri sa të shihni rezultatet që doni të arrini.