Larja në lavatriçe, nuk mjafton për të eliminuar gjurmët nga njollat e djersës dhe hijet që mbeten larje pas larjeje në bluzat e bardha. Është e vështirë që rrobat e bardha të dalin nga lavatriçja me ngjyrën që kishin kur u blenë, sepse janë shumë delikate dhe ndonjëherë njollat vihen re vetëm pas hekurosjes.

Por, ekziston një mundësi që këto rroba të mbesin ashtu siç kanë qenë.

Vendosni ato në ujë të ftohtë me uthull:  gjysmë gote uji uthull për 5 litra ujë. Rrobat duhet lënë në ujë me uthull të bardhë për disa orë dhe më pas të lahen në lavatrice në 30 gradë. Do të shihni që hijet e verdha ose të errëta, nuk do të duken më.