Si do të duket Qendra Nacionale e xhudos

1 Qershor 2017

Kuka poston një fotografi se si do të duket  projekti i Qendrës Nacionale të xhudos

Kuka poston një fotografi se si do të duket  projekti i Qendrës Nacionale të xhudos

Trajneri i xhudistes kosovare, Majlinda Kelmendi, Driton Kuka përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se si do të duket projekti i Qendrës Nacionale të xhudos.

“Qendra Nacionale e xhudos në zemër të qytetit me Kampione Olimpike do duket kështu!Ky është projekti i Qendrës Kombëtare të Trajnimit të Xhudos, i cili do të jetë në zemër të qytetit të Pejës në Kampionatin Olimpik” ka shkruar Kuka në mbishkrimin e fotos.

Kuka ka thënë se ta gëzojnë gjeneratë pas gjenerate xhudistët e shtetit tonë të ri .

Dje ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka ndarë shpërblimet shtetërore për xhudistet Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova dhe për trajnerin Driton Kuka

Kjo erdhi pas rezultateve të arritura në Kampionatin Evropian të Xhudos që u mbajt në muajin prill në Poloni, dhe shpërblimet arritën një vlerë të përgjithshme prej 42 mijë euro./21Media