Metoda për largimin e lagështisë nga kuzhina

Metoda për largimin e lagështisë nga kuzhina

Kuzhina është hapësirë e cila vazhdimisht ndotet për shkak të lagështirës dhe yndyrave që krijohen nga ushqimet.

Për këtë arsye higjiena në kuzhinë duhet të jetë në rend të parë dhe për t’iu shmangur situatave të rrezikshme, duhet njohur me të gjitha informacionet e rëndësishme që do të ndihmojnë në uljen e lagështirës në kuzhinë.

Në mënyrë që të mos vijë deri te helmimi me ushqim, nevojitet ndërmarrja e disa masave që do të ndikojnë që kuzhina të duket në rregull dhe që sipërfaqja e punës të jetë e pastër dhe e gatshme për gjella të ndryshme. Me këtë rast duhet gjetur metodën, e cila do të ndihmojë për grumbullimin e lagështisë në kuzhinë.

Kondensimi në kuzhinë shpesh krijohet pasi përmes përgatitjeve të ushqimeve krijohet lagështira. Zvogëlimi i kondensimit është i mundshëm vetëm nëse kujdeseni për ajrosjen, ngrohjen dhe izolimin.

Për zvogëlimin e nivelit të lagështirës nevojitet ajrosja e rregullt e hapësirës, sidomos gjatë përgatitjes së gjellës. E rëndësishme është që hapësira të ngrohet rregullisht.

Një ndihmë e madhe në eliminimin e lagështisë është izolimi i mureve, shmangia e zierjes në enë pa mbulesë pasi në atë mënyrë do të shmanget krijimi i lagështisë më të madhe. Zierja e ushqimeve në aparate ekspres ndihmon po ashtu në zvogëlimin e krijimit të lagështisë.