Të gjithë kemi të njëjtin problem, si të eleminojmë njollat nga rrobat  shpejt dhe lehtë.

Pasi t’ja u tregojmë këtë truk  padyshim që të gjithë do shkoni ta provoni.

Ja si mund të eleminoni lehtë njollat e djersës nga fanella, bluza juaj.

Detergjenti i zakonshëm për larje rrobash shpesh nuk mund t’ i eliminojë njollat e djersës, posaçërisht nga fanella e bardhë, mirëpo këta dy përbërës të kuzhinës do t‘i fshijnë shpejt dhe lehtë.

Kulloni një limon të freskët dhe përzieni me pak ujë dhe masën e përftuar vendoseni në njollën e djersës.  Më pas lereni të thahet në diell dhe më vonë lajeni.

Nëse nuk keni arritur t’i eliminoni njollat me limon, bëni përzierjen nga 2 lugë sodë buke dhe gjysmë filxhani të vogël ujë.

Përzierjen e përftuar vendoseni  në njollë dhe lëreni të qëndrojë 1 orë dhe më pas lajeni bluzën.

Njolla do të zhduket, ndërkaq gardëroba juaj do të jetë e pastër dhe e freskët.