Makina është mjet i përditshëm nevoja e të cilit është shumë e madhe.

Të gjithë ankohemi për çmimet e larta të naftës dhe benzinës por meqë nuk arrijmë dot të ulim çmimet e tyre atëherë është mirë të mendojmë se si mund të ulim harxhimet e karburanteve.

Më poshtë keni 12 këshilla si të zvogëloni hargjimet e derivateve:

Mos ngarkoni makinën me ngarkesa të panevojshme
Presionin e ajrit në goma mundohuni t’a mbani në nivelin e duhur
Minimizoni përdorimin e kondicionerit
Eliminoni nisjet dhe ndalesat e menjëhershme
Mbani shpejtësi konstante
Kur jeni në lëvizje mbani të mbyllur dritaret e makinës
Mos i mbani vazhdimisht këmbën mbi pedalen e gazit ose të freksionit
Gjithmonë zgjedhni gomat e duhura, mos shikoni vetëm çmimin
Mos shtypni shumë gazin kur jeni në rrugë të këqija apo në përpjetëze
Nëse do të qëndroni gjatë pa lëvizur mos e mbani të ndezur makinën por fikeni
Gjithmonë përdorni vajin e duhur për makinën tuaj
Bëjani në kohë kontrollet teknike makinës tuaj