Simptomat e alergjisë mund të jenë të ngjashme me ato të Covid-19.

Alergoimunologu, Dukagjin Zogaj, në programin e mëngjesit “Për Ditë të Mbarë” në RTV21, tregoi se disa nga simptomat e përgjithshme të alergjisë janë teshtima e përsëritur, bllokimi/rrjedhja e hundëve, dhe skuqja e syve.

Shpesh herë kjo mund të jetë si një “alarm i rremë”, apo edhe mund të parashihet si një inflamacion i zakonshëm, por nëse hasni në këto simptoma, preferohet vizita te mjeku./21Media