Menaxhimi i kohës është një luftë për shumë njerëz këto ditë. Ne kemi kaq shumë për të bërë si në punën tonë ashtu edhe në jetën personale dhe kaq pak kohë për t’i bërë të gjitha. Nëse jeni menaxher ose udhëheqës fillestar, menaxhimi i kohës bëhet akoma më sfidues, pasi që ju duhet të plotësoni si nevojat e ekipit ashtu edhe tuajat.

Ka shumë mënyra për të përmirësuar aftësitë tuaja të menaxhimit të kohës. Shumë burime dhe teknika janë në dispozicion për t’ju ndihmuar në këtë përpjekje. Ja disa mënyra për t’i përmirësuar aftësitë e menaxhimit të kohës:

Bëni një program dhe qëndroni prapa tij

Filloni të përmirësoni aftësitë tuaja për menaxhimin e kohës duke organizuar ditët dhe javët tuaja paraprakisht. Gjithmonë do të ketë befasi, por është mirë që ju paraprakisht të keni një ide në lidhje me llojet e detyrave dhe përgjegjësive me të cilat duhet të merreni çdo ditë.

Jepni prioritet punës

Para fillimit të ditës, bëni një listë të detyrave që planifikoni t’i kryeni. Detyrat e parëndësishme mund të konsumojnë shumë nga koha juaj e çmuar, prandaj është e nevojshme t’i ndani ato që janë më të rëndësishme. Identifikimi i detyrave urgjente që duhet të përmbushen atë ditë është thelbësore për produktivitetin tuaj dhe mbarëvajtjen e asaj dite.

Vendosni kufizime

Nëse dëshironi që ekipi dhe familja juaj t’ju lejojnë të punoni në qetësi, duhet t’i informoni ata kur nuk jeni në dispozicion. Njerëzit nuk mund ta lexojnë mendjen tuaj, kështu që ju keni plotësisht të drejtë të vendosni kufizime kur të jetë e nevojshme. Për të mos tingëlluar të vrazhdë, sigurohuni të komunikoni kufizimet tuaja në mënyrë të sjellshme por të drejtpërdrejtë.

Mos i leni punët për më vonë

Nëse diçka mund të bëhet sot, bëjeni sot. Ky rregull duhet të jetë motoja juaj nëse doni të shfrytëzoni sa më shumë kohën tuaj. Planifikoni paraprakisht p.sh nëse në fund të ditës e shihni se keni kohë të mjaftueshme për detyra shtesë, shfrytëzoni atë kohë duke filluar në listimin e detyrave për ditën e nesërme.

Përfitimet që keni nga menaxhimi i mirë i kohës:

  • Produktivitet më të lartë
  • Reduktim të stresit
  • Kohë shtesë për aktivitete tjera ditore
  • Ndërtim të një reputacioni

Pasojat e menaxhimit të dobët të kohës:

  • Afate të humbura
  • Cilësi e dobët e punës
  • Një reputacion më i dobët dhe një karrierë e ngecur
  • Nivele më të larta të stresit

Menaxhimi i kohës kërkon disiplinë, planifikim dhe qëndrim të fortë. Nëse e menaxhoni atë si duhet, patjetër do t’ju shpaguhet për sa i përket produktivitetit më të lartë dhe niveleve më të ulëta të stresit si në punë ashtu edhe në jetën private.