Vlerat ushqimore dhe përfitimet shëndetësore

Vlerat ushqimore dhe përfitimet shëndetësore

Nga pikëpamja ushqyese, bananet janë një burim i mirë i kaliumit, magnezit dhe vitaminës B6. Organizmi ynë i shfrytëzon këto burime për të qenë i shëndetshëm.

Jo të gjithë e dinë që bananet janë të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë  dhe mbrojnë organizmin nga veprimi i radikaleve të lira. Ato forcojnë sistemin nervor, ndihmojnë në humbjen në peshë dhe kontribuojnë në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut.

Rregulli i parë – me shumë gjasë edhe i vetmi – që duhet ta dini sa i përket ruajtjes së bananeve është që të mos i mbani në frigorifer.

Bananet janë pemë tropikale dhe, në përgjithësi, pemët tropikale nuk i përballojnë temperaturat e ulëta

Prandaj, mënyra më e mirë për t’i ruajtur bananet është në temperaturë të dhomës, jo në frigorifer, e në veçanti kur janë të gjelbra dhe të papjekura.

Vendosja e një banane të papjekur në frigorifer e pengon aftësinë e saj për t’u pjekur./21Media