Ëndrra për t’u bërë apliniste për Uta Ibrahimi vajzën gjë vjen nga Gjilani i rrafshët lindi natyrshëm nga familja.

Duke qenë se vjen nga një familje sportistësh, babanë basketbollist e nënën hendbolliste, Uta ushqeu dashurinë për natyrën. Por, kur erdhi për të jetuar në Prishtinë ajo filloi ecjet ditore, e inspirim për të u bë inspirim bjeshkatarja, Dita Mula.

Uta në emisionin “Diçka po zihet” në RTV21 tregoi  se deri atëherë mendonte se në mal ngjiten vetëm burrat, por ajo dëshmoi se një gjë të tillë mund ta bëjnë edhe gratë, madje t’i prekin majat më të larta.

#DPZ #UtaIbrahimi: Prej rrafshit të Gjilanit në majën më të lartë në botë

#DPZ #UtaIbrahimi: Prej rrafshit të Gjilanit në majën më të lartë në botë

Gepostet von RTV21 am Sonntag, 11. Oktober 2020

 

Uta po ashtu përmendi edhe sifdat të cilat i kaloi gjatë karrierës, pika e parë për të ishte përgatitjet për Everest si përgatitja fizike , pastaj të qëndruarit vetëm nëpër male e tenda. Përballja me mentalitetin e Kosovës se një vazjë do të shkojë në Everest vetëm ishte sfidë në vete, t’i bind prindërit dhe njerëzit e saj për përkrahje. “Mu ka dasht njëherë me me qesh baba edhe nëna edhe me thënë OK u kry kjo punë po shkoj” .

Tutje, Uta tha se sfidë tjetër për të ishte pjesa financiare, të cilën është dashur t’i financojë me punën e saj./21Media

#DPZ #UtaIbrahimi tregon sfidat më të mëdha gjatë karrierës së alpinistes

#DPZ #UtaIbrahimi tregon sfidat më të mëdha gjatë karrierës së alpinistes

Gepostet von RTV21 am Sonntag, 11. Oktober 2020