Sigurohen mjetet për pjesën e dytë të autostradës Shkup-Bllacë
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka njoftuar se në seancën e 32-të qeveritare është miratuar vendim me të cilin sigurohen mjetet për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup – Bllacë, transmeton TV21.
“Sot miratuam vendime shumë të rëndësishme për realizimin e dy projekteve dhe premtimeve të mëdha të infrastrukturës rrugore, 10 kilometrat e autostradës A4 Bllacë – Shkup si dhe të Qarkores në autostradën e Tetovës, edhe atë: Sigurimin e mjeteve për ndërtimin e autostradës A4, zona përgjatë kalimit kufitar Bllacë (Krahu Stenkovec). Gjithë projekti do të realizohet në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe përpunimin e mëtejshëm të dokumentacionit projektues për ndërtimin e Qarkores në аutostradën e Tetovës, krahu nga fshati Trebosh deri në fshatin Neproshten”, ka njoftuar Grubi./21Media