Thiago Silva për disa vjet është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë, mirëpo koha e tij tek Paris Saint Germain ka ardhur në fund. Kontrata e tij përfundon këtë verë, dhe kampionët francezë po ua ofrojnë brazilianin klubeve tjera.

Së fundmi këtë e kanë bërë me Chelsean. Anglezët kanë nevojë për përforcime në këtë pozitë, dhe megjithëse Silva muajin tjetër mbush 36 vjet, do të ishte një plus për mbrojtjen e londinezëve.

Përpos Chelseas, PSG ka ofruar mbrojtësin tek Fiorentina dhe Milan. E ardhmja e tij pritet të vendoset pas finalës së Ligës së Kampionëve./21Media