Deputeti nga Lista Serbe, Igor Simiq, sonte në senacën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës tha se nuk e mbështesin Albin Kurtin për kryeministër, teksa paralajmëroi se do të ankohen në Gjykatë Kushtetuese pasi ky i fundit nuk i ka dhënë dy ministri pakicave serbe.

Simiq në seancën ku do të votohet Qeveria Kurti 2, tha se në këtë mënyrë Kurti po ‘u shkel’ të drejtën për dy ministri, të cilat sipas tij, u takojnë nga rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ai tha se mandatari për kryeministër, Albin Kurti po shkel Kushtetutën e Kosovës.