Simon Cowell raportohet se po bën planet për një rikthim në Britain’s Got Talent, vetëm disa javë pasi pësoi aksident ku  lëndoi shpinën.

Në fillim të këtij muaji, 60-vjeçari i lëndoi shpinën pasi ra nga biçikleta e tij e re Sëind E8-01 në një aksident në shtëpinë e tij në Malibu, California.

Dhe, sipas The Sun, ai tashmë është duke u përgatitur të xhirojë një special të BGT në tetor, së bashku me gjyqtarët e tjerë Alesha Dixon, Amanda Holden dhe David Walliams./21Media