Simon Cowell ishte në rrezik të paralizohej, kur ai ra nga bicikleta e tij elektrike dhe lëndoi rëndë shpinën. Raportohet se 60-vjeçari po e merr veten pas një operacioni i cili zgjati gjashtë orë. Ai u operua mbrëmjen e së shtunës pas aksidentit që e pati në shtëpinë e tij në Malibu.

Një burim i afërt i Mirror ka treguar se e ka lënduar shpinën mjaft shumë, ndërsa ka rrezikuar për ‘një centimetër’ të thyente palcën kurrizore.

Sidoqoftë i duhet pak kohë derisa të shërohet dhe raportohet se Simon do të qëndrojë në spital për disa ditë.

Në muajt e fundit është vërejtur ndryshim i madh në fizikun e producentit, i cili duket gjithnjë e më në formë. Anëtari i jurisë së shumë spektakleve për talentë, në veçanti të ‘Britain’s Got Talent’ ka adoptuar një dietë të shëndetshme vegane dhe në këtë mënyrë ka humbur mbi 27 kilogramë./21Media