Simon Cowell është shtruar në spital pasi ra nga biçikleta e tij e re elektrike, teksa e mori atë për një provë në shtëpinë e tij në Malibu, California.

60-vjeçari, sipas përgjegjësit të tij, ka thyer shpinën dhe do t’i nënshtrohet një operacioni , përcjell rtv21.tv

Përgjegjësi shpjegoi: “Simon pati një rënie nga biçikleta e tij të shtunën pasdite ndërsa testoi biçikletën e tij të re elektrike në oborrin e shtëpisë së tij në Malibu me familjen e tij. Ai lëndoi shpinën dhe u dërgua në spital. Ai është më mirë, është nën vëzhgim dhe është në duart më të mira të mundshme“.

Në muajt e fundit është vërejtur ndryshim i madh në fizikun e producentit, i cili duket gjithnjë e më në formë.

Anëtari i jurisë së shumë spektakleve për talentë, në veçanti të ‘Britain’s Got Talent’ ka adoptuar një dietë të shëndetshme vegane dhe në këtë mënyrë ka humbur mbi 27 kilogramë./21Media