Simptomat e Covid-19 ndikojnë në pothuajse çdo pjese të trupit, nga koka deri tek gishtat e këmbëve, por edhe studimi i ri e konfirmon hulumtimin paraprak i cili tregon në atë se njëri prej simptomave më të shpeshta është temperatura.

“Në studimin e botuar në fillim të nëntorit në Revistën ‘Zhurnal për mjekësi emergjente”, shkencëtarët i publikuan rezultatet nga studimi i simptomave tek gati 12,000 njerëz të testuar me Kovid-19 në Nju Jork.

Në atë grup, simptomat më të zakonshme te testi pozitiv për koronavirusi ishin: ethe – 74 përqind, vështirësi në frymëmarrje – 68 përqind, kollë – 65 përqind.

Gjithashtu, një studim i fundit spanjoll i zbatuar tek më shumë se 12,000 persona të hospitalizuar për shkak të koronavirusit, tregoi se 86 për qind kanë temperaturë, 76 përqind kollë dhe 60 përqind vështirësi në frymëmarrje.

Edhe studim i mëparshëm i pacientëve me Kovid-19 në Kinë tregoi se 99 për qind kishin temperaturë, 70 përqind kanë paraqitur lodhje dhe 59 përqind kishin kollë të thatë.

Por, temperatura është reagim i zakonshëm i shumë viruseve sepse sistemi imunologjik e rritë temperaturën trupore në tentimin që të mbrohet dhe ta shkatërrojë “sulmuesin”.

Meqenëse kjo simptomë shpesh shoqërohet me Kovid-19, shumë institucione kanë futur matje të temperaturës së dyerve për të lehtësuar përhapjen e virusit.

Sidoqoftë, fakti që dikush nuk ka temperaturë nuk do të thotë se nuk është i infektuar me koronavirus.