Sinan Hoxha bëhet përsëri baba
13 Dhjetor 2020
Çifti i njohur i showbizit, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani po bëhen prindër për herë të dytë.
Këtë e ka konfirmuar Andrra me disa fotografi në të cilat ka pozuar me barkun e rrumbullakosur.
“Pritja më e ëmbël, e lumtur dhe mirënjohëse për çdo sekond të jetës, të presim me padurim”, ka shkruar Andrra krahas njërës fotografi.
View this post on Instagram
Në mbishkrimin e postimit tjetër, Andrra ka treguar se janë në pritje të një djali.
“Këtë fundvit, esenca e atmosferës festive në familjen tonë është pohimi i lutjeve të Ansit! Falenderuese pafund Zotit, për dhuratën më të bukur të Ansit, një vëlla… Një përkëdhelje e ëmbël për Ansin po vjen…”, ka shkruar Andrra.
View this post on Instagram
Këngëtari Sinani Hoxha dhe Andrra Destani janë martuar në gusht të vitit 2015, ndërsa në vitin 2016 martesa e tyre është bekuar me një djalë, të cilin ata e kanë pagëzuar me emrin Ansi./21Media