Pas publikimit të baladës  “Dreqi e marrtë” këngëtari i njohur, Sinan Vllasaliu publikoi këngën me motive patriotike kushtuar ushtrisë së Kosovës.

“Ushtria e Kosovës”, titullohet kënga për tekstin e së cilës është kudjesur  Arsim Bunjaku, kurse për orkestrimin Florent Boshnjaku.

Kjo këngë vjen vetëm në versionin audio, shkruan rtv21.tv

“E dhamë besën për këto troje se Kosovës i bëmë roje. Ata që jetën e dhanë veç një amanet na e lanë sikur sytë ta ruajmë në këtë vend dhe këtë atdhe”, janë disa nga vargjet e kësaj kënge./21Media