Këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu dje u nderua me “Çelësin e Prishtinës” nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Me këtë rast urimet për Sabirun kanë qenë shumta, e një urim nuk ka munguar as nga bashkëpunëtori i tij i ngushtë Sinan Vllaslaiu.

Sinani përmes një postimi në Instagram ka thënë se “nëse dikush e ka merituar shumë moti atë çelës, ti je miku jem”.

Artistit të njohur, kjo mirënjohje iu dha me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, për kontributin e dhënë në karrierë për vite me radhë. /21Media