Sindikalisët shëndetësorë paralajmërojnë se do të hynë në grevë

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka thënë se “ndjehet e zhgënjyer me injorimin në vazhdimsi nga SHSKUK/QKUK e cila përkundër proaktivitetit për dialog social, e njëjta refuzon, madje edhe përgjigjiet përmes postës elektronike”.
Sindikalisët shëndetësorë kanë paralajmëruar se do të hynë në grevë nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
“Bazuar në këtë realitet po e publikojmë kërkesën e radhës drejtuar SHSKUK/QKUK-së, duke e njoftuar publikisht të njejtën dhe opinionin se në rast se nuk merren parasysh rekomandimet tona përmes të cilave tentojmë t’a ruajm mirëqenien e infermierëve, duke mos i mbingarkuar më tepër me punë, ndërsa edhe duke e pasur prioritet shërbimin cilësor ndaj qytetarëve, Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së do ndërmarr veprimin sindikal grevë, duke filluar nga greva 1 ( një ) orëshe deri tek bojkoti i përgjithshëm i punës”, thuhet në njoftim./21Media 

Back to top button