Sindikata e Bashkuar e Arsimit letër publike Kurtit

Përmes kësaj letre SBASHK-u ka shkruar se, Kurti nuk i është përgjigjur Komitetit të Sindikatave Evropiane të Arsimit se janë shumë të pakënaqur. Sipas sindikatës, qasja e Kurtit ndaj tyre është e gabuar.
Letra vazhdon duke i kërkuar kryeministërit të lihet në vullnetin e anëtarësisë e përmes delegatëve të zgjedhur nga ata të vendoset për kryetarin e ri të SBASHK-ut sepse “këtë vullnet nuk mund të ndryshojë e    mohoj askush, pra as ju si Kryeministër, apo dikush tjetër nga institucionet e Kosovës”.
“I nderuari Kryeministër Kurti po ju kujtoj edhe një herë se qasja juaj ndaj sindikatavedhe tendenca që të ndikosh se kush duhet e kush jo t’i udhëheq ato është e gabuar. Nuk qëndron
vlerësimi juaj dhe për këtë nuk ke as edhe një argument, kur u paske deklaruar me shkrim zotërinjve Flanagan e Gourdiaan dhe znj. Flocken se deklaratat tuaja për ndryshime në drejtimin e sindikatave nuk duhet të pwrceptohen në asnjë mënyrë si kërcënim ndaj pavarësisë së atyre sindikatave. U paske shkruar edhe se këta të fundit mund dhe duhet të zgjedhin gjithmonë udhëheqjen e tyre në zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente. Por se drejtuesit aktual të këtyre sindikatave nuk pasqyrojnë vullnetin e vërtetë demokratik të anëtarëve të tyre, përkundrazi,   ato u instaluan nga qeveritë e korruptuara, neoliberale të së kaluarës”, thuhet ndër tjera në letrën e Sindikatës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se si subjekt socialdemokrat kanë qenë afër sindikatave, por që është shprehur se as sot e as dikur krerët e sindikatave nuk kanë qenë të njëjtë.
Ndryshe, Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës – SBAShK, Rrahman Jashari javën e kaluar në “Click” të RTV21 ka treguar se në prill të vitit 2022 përsëri do jetë njëri ndër kanditat për kryetar të SBASHK-ut./21Media 
 
Back to top button