Sindikata e re “Trepça” ka reaguar ndaj deklaratës së u.d.kryeshefit ekzekutiv Hysen Vrajolli, i cili e ka quajtur këtë sindikatë anonime dhe pa emër.

Sindikata e re ka theksuar se janë legjitim, ndërsa nuk kanë kursyer akuzat ndaj Vrajollit për prishje të imazhit të ndërmarrjes Trepça.

“Imazhin e ndërmarrjes Trepça e ja ka prishë vetë U.D. kryeshefi ekzekutiv Hysen Vrajolli me një pjesë të stafit të tij. Te cilët e kan sjellë këtë ndërmarrje buzë falimentimit. Puna më e mirë që mundet me bërë Hysen Vrajolli është me dhënë dorëheqjen me një pjesë te stafit të tij”, thuhet në reagimin e Sindikatës.

Kryetari i Sindikatës së re, Sabri Ismajli, ka thënë se Vrajolli për të mbuluar skandalet dhe josukseset e tij, ka sajuar vetë grevën e minatorëve.

 

REAGIM
Sindikata e re reagon kundër deklaratës së U.D.kryeshefit ekzekutiv Hysen Vrajolli, i cili përmes deklaratës së…

Posted by Sindikata E Re Trepça on Wednesday, November 11, 2020