Sindikata kërkon të ruhet shëndeti i punëtorëve në temperaturat e larta

SPSPK: Për çdo jetë të humbur përgjegjës do të jetë Ministria e Punës

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, përmes një komunikate për media, i ka kërkuar ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, Inspektoratit të Punës dhe pronarët e kompanive që të kujdesen për shëndetin e punëtorëve në këto ditë kur po mbretërojnë temperaturat e larta në vendin tonë. Edhe sot vendi ynë do të jetë në të ashtuquajturën “zonë e kuqe” me temperatura afrikane!

SPSPK thotë se edhe më herët ka apeluar që të bëhet reduktimi i orarit të punës ose puna të bëhet me dy ndërrime, para dhe pasdite.

Kjo sindikatë thotë se për çdo jetë të humbur përgjegjës do të jetë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe pronarët e kompanive.

Shteti ka mekanizmat e vet, njëherit edhe obligimet e veta, që të merret seriozisht me këtë çështje andaj çdo humbje jete e këtyre punëtorëve përgjegjës direkt do të jetë Ministria e Punës me mekanizmat e saj dhe pronarët e kompanive”, përfundon deklarata.

Ndryshe, siguria në punë nuk është në nivelin e duhur dhe pothuajse 95% të rasteve të vdekjeve në vendin e tyre të punës i takojnë kategorisë më të ulët sociale.

Gjatë viti të kaluar 22 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, ndërkohë që lëndime të rënda kanë pësuar 104 persona. Sektori i ndërtimtarisë vazhdon të mbajë primatin si sektori në të cilin më së shumti u rrezikohet jeta punëtorëve./21Media 

Back to top button