Federata Sindikale e Punëtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që sa më parë të gjejë zgjidhje për zhbllokimin e situatës së krijuar në Telekom.

Për këtë qëllim të shtunën u mbajt një takim i përbashkët i kryeministrit me drejtuesit e Telekomit dhe sindikalistët.

Siç njofton FSP-PTK, në këtë takim u kërkua zhbllokimi i llogarive te Telekomit të Kosovës dhe kthimi i normalitetit në këtë kompani.

Sindikata po ashtu ka bërë të ditur se nëse deri të enjten e ardhshme nuk zhbllokohen llogaritë bankare të Telekomit, do të organizojnë protesta të përgjitshme.

FSP-PTK do t’i jap hapësirë negociatave te Qeveris për gjetjen e një zgjidhje sa me te shpejt qe te lirohen llogarit e Telekomit te bllokuara nga zhvatësi 10 vjeçar Z-Mobile. Organet drejtuese te FSP-PTK ne takimin e fundit me Kryesin dhe Kuvendin ka marr vendimin se ne rast se nuk behet zhbllokimi i llogarive deri te mërkurën date 22.07.2020, nga e dita e enjte ,date:23.07.2020 do te futemi ne Protesta 24 orësh te përgjithshme para Qeveris-Parlamentit te Kosovës“, thuhet në njoftim.