Kanye West nëpërmjet një postimi në Twitter, dy ditë më parë, ka uruar bashkëshorten e tij, Kim Kardashian për arritjen e saj që të bëhet miliardere.

Por menjëherë Forbes ka deklaruar në faqen zyrtare se Kim nuk është miliardere, pasi nuk ka arritur ende shumën mbi 900 milionë dollarë.

Reagimi i shpejtë i revistës, thotë se është më e pëlqyer që të kontrollohen të ardhurat, pas rastit që patën edhe me motrën e saj, Kylie, e cila u shpall si miliarderja më re në botë gjatë muajit mars të vitit 2019.

Publikimet tregojnë se të dyja kishin falsifikuar taksat, ndërsa bizneset e tyre janë më të vogla dhe më pak fitimprurëse.