Punëtorët shëndetësor në Maqedoninë e Veriut të lodhur nga pandemia e COVID-19, kërkojnë shpëtim në spitalet private. Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” janë punësuar 12 mjekë, tre prej të cilëve janë nga sektori publik, ndërsa të tjerët nga klinikat tjera private. Nga ana tjetër, në 10 muajt e fundit nga Sistina janë larguar 12 mjek, prej të cilëve 4 në shëndetin publik dhe 7 në pension.

Është evidente tendenca e largimit të punëtorëve shëndetësor nga shëndeti publik, jo vetëm në kohë të pandemisë por edhe më para, në dhjetë vitet e fundit, si në spitalet private të vendit ashtu edhe në mërgim. Me kujdes e ndjekim këtë trend dhe vlerësojmë se është shqetësues për shkak se largimi i kuadrit mjekësor profesional nga vendi është dëshpërues për ne”, thonë nga “Acibadem Sistina”.

Para dy ditëve mjekja infektologe nga Klinika Infektive në Shkup ka dhënë dorëheqje dhe është punësuar në spital privat. Punën në klinikë e kanë lënë edhe tre infermiere. Për këtë, drejtorja e Klinikës Infektive thotë se çdoherë ka mungesë të personelit mjekësor. Shton se secili ka të drejtë të vendos se ku dëshiron të punojë.

Çdoherë jemi me numër më të vogël të asaj që duam të kemi. Secili ka të drejtë të vendos se ku do ta vazhdojë karrierën, si dëshiron të vazhdojë dhe këtu nuk mund të veproj. Në çdo rast të gjithë ata vullnetarë dhe të gjithë kolegët që na erdhën në ndihmë, seriozisht na kanë ndihmuar dhe me ta arritëm të përballemi me intensitetin dhe peshën e punës që e kemi”, tha Milena Savriq, drejtore e Klinikës Infektive.

Jasmina Kallamaris, mjekja që udhëhiqte me Repartin infektiv në spitalin 8 Shtatori, paralajmëroi se do të punojë edhe në repartin infektiv në 8 shtatori edhe në Sistinë.

Do të punoj në të dy institucionet, së bashku me gjithë ekipin. Sinqerisht i lutem Zotit që të më jap fuqi mua dhe gjithë personelit mjekësor që të qëndrojmë në këtë betejë”, shkruan Kallamaris.

Lodhja nga lufta me Kovid-19, është një prej arsyeve pse kuadri mjekësor largohet nga sektori i shëndetit publik, konfirmoi Filipçe. Është fakt që në periudhën e kaluar kishte transferim të personelit mjekësor nga sektori publik në atë privat, theksoi Kryetarja e Shoqatës së Motrave Medicinale, Gordana Beshlliovska.

Është fakt të cilin e dinë të gjithë nga kategoria jonë dhe vazhdimisht ndodhin transferime të tilla”, theksoi Beshlliovska.

Përndryshe dy anesteziolog prej gjithsej 13 në Spitalin e qytetit “8 Shtatori” në kulim e pandemisë me Kovid-19, u larguan që të punojnë në spitalin privat “Sistina”./TV21