Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e vërshuara

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se aktualisht pothuajse në të gjitha njësitë e KRU-ve, vlerat e turbullirës janë brenda standardeve të parapara dhe gjendja dukshëm është përmirësuar pas reshjeve të shiut ditëve të kaluara dhe rrjedhimisht ka stabilizim të situatës me furnizim dhe cilësi të ujit për pije.
Sipas IKShPK-së, vlera e turbullirës është rikthyer në vlera parametrike brenda standardeve të parapara me UA 10/2022 për cilësi të ujit për konsum human.
Instituti thekson se funksionalizimi në Impiantet e Trajtimit të ujit për pije (ITU) është rikthyer në kapacitet të plotë.
“Ekipet tona në teren vazhdojnë me monitorim të rregullt. Jemi në kontakt dhe bashkëveprim të vazhdueshëm me personelin përgjegjës në KRU-të deri në stabilizimin e plotë të gjendjes. Shpresojmë se në ditët në vazhdim vlerat e turbullirës edhe në burimet e lartë cekura do të ulen deri në vlerat e parapara (1 NTU) dhe stabilizim të furnizimit me ujë cilësor në tërë vendin”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së./21Media

Back to top button