Situata në Lindjen e Mesme, britanikët paralajmërohen të mos udhëtojnë në 76 vende, mes tyre edhe Kosova

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka marrë masa për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, ku janë prekur edhe disa destinacione të njohura për pushime, si Tajlanda, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke paralajmëruar shtetasit e saj të mos udhëtojnë drejt dhjetëra vendeve për shkak të konfliktit.
Lista e Ministrisë së Jashtme dhe e Zhvillimit për shtetet e Bashkësisë së Mbretërisë së Bashkuar (FCDO), e cila përditësohet vazhdimisht, krahas këtyre destinacioneve që shumë britanikë kanë shkuar për pushime, pjesë të kësaj liste ka bërë edhe Kosovën, duke rekomanduar shtetasit e saj të mos udhëtojnë, përveç në raste të domosdoshme, shkruan The Mirror.
FCDO ka listuar 76 vende që britanikët duhet t’i shmangin për momentin për shkak të konfliktit, duke u shënuar si zona që nuk mund të shkohet.