Komuna e Pejës është goditur mbrëmë nga reshjet e shiut.

Megjithatë, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Muhamet Mahmutaj për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se situata ka qenë e përballueshme dhe nuk ka dëme të mëdha.

“Nuk ka dëme që vlen me i cek. Shërbimi i zjarrfikësve ka punuar me numër të shtuar nga ndrrimet e tjera dhe kanë qenë në terren deri në mëngjes, edhe sot po punohet për të ju dalë në ndihmë personave që aty-këtu u ka depërtuar uji në bodrume, shtalla apo objekte të tjera.
Sipas Mahmutajt deri më tani gjithçka është nën monitorim të vazhdueshëm./21Media