Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, vizitoi sot Ministrinë e Shëndetësisë.

Hoti fillimisht foli për Bordin e Specalizimeve.

“Unë jam i nderuar që sot publikisht promovojmë dhe bëjmë të ditur përfundimin e kësaj pune, pra përzgjedhjen e specializimeve, si dhe besoj se është hapi më i madh që është bërë në shëndetësi në 4-5 vitet e fundit për të krijuar kapacitetet e nevojshme në institucionet tona shëndetësore, dhe për të plotësuar standardet që të ofrohen shërbime të nevojshme për qytetarë”, u shpreh Hoti.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për 1 mijë e 500 specializimet, duke thënë se sot i shtohen sistemit shëndetësor.

“Nga dita e parë si ministër jemi fokusuar për zgjedhjen e specializimeve, për çka i mungoj Kosovës për 5 vjet”, ka thënë Zemaj në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Hoti./21Media